Video tronditëse, burri gjakftohtë ndjek gruan me thikë në dorë, e godet 16 herë dhe largohet i qetë pas krimit
Pamje tronditëse, janë publikuar nga momenti ku ish-bashkëshorti shfaqet duke ndjekur 48-vjeçaren, duke përdorur një thikë të madhe, pak çaste para se të arrijë ta godasë për vdekje.
Mediat greke së fundmi kanë publikuar një video-dokumentar se 54-vjeçari me thikë në dorë ndjek viktimën e identifikuar se Nektaria që nuk mund t’i shpëtonte nga bashkëshorti i saj.
Në video shihet se ajo ka vrapuar në mënyrë që të shpëtojë por që nuk i ka dalë dot. Bashkëshorti e ka lënë të vdekur duke e goditur 16 herë me thikë.
Menjëherë pas vrasjes së ish-bashkëshortes, autori largohet i pashqetësuar nga vendi i ngjarjes, duke mbajtur në dorë armën e krimit, teksa hipën në motorin e tij për t’u larguar nga vendngjarja. Teksa po largohej, është parë nga pronari i biznesit, i cili ka qenë edhe ai që ka lajmëruar policinë.
Duke folur për mediat, avokati i fëmijëve të çiftit, Apostolos Lytras, foli për skena tronditëse.
“Ajo që shoh është tronditëse. Ai është një njeri që e dinte shumë mirë se çfarë do të bënte. Nuk tregon asgjë ndryshe. Fëmijët janë në gjendje shoku. Nuk di si ta përshkruaj ndryshe situatën e tyre. Vajza e madhe e çiftit është bërë nënë dhe baba për vëllezërit e motrat e saj. Situata e tyre është tmerrësisht e vështirë, e gjithë jeta e tyre ka ndryshuar,” tha ai.