Nxjerr të pasmet në Sheshin e Kuq të Kremlinit, ankesa të shumta për blogeren që bëri fotot
Një tjetër blogere nga Moska organizoi një fotosesion provokues me të pasme e zhveshura në sfondin e mureve të Kremlini dhe fotot i hodhi në rrjetet sociale.
Oficerët e rendit të kryeqytetit kanë nisur tashmë të kontrollojnë shfaqjen e fotografive të realizuara në sfondin e një prej simboleve kryesore të kryeqytetit.
Ndërkohë, dhjetëra ankesa nga qytetarë të indinjuar janë marrë tashmë në internet nga Drejtoria e Ministrisë së Punëve të Brendshme në qytet.
Nga ana tjetër, përdoruesit e rrjetit e dënuan sjelljen e vajzës që bëri fotografitë në Sheshin e Kuq duke nxjerr në pah të pasmet e saj.
“Mund të më duhet të mbaj përgjegjësi administrative për këto foto, por ia ka vlejtur”, u shpreh vajza në foto.
Më herët, gjykata ka dënuar blogerin Ruslan Bobiev dhe modelen Anastasia Chistova me dhjetë muaj burg për një foto provokuese përpara Katedrales së Shën Vasilit në qendër të Moskës.
