Angelina Jolie pas aksidentit fatal të Baldwin: Kam qenë gjithmonë e kujdesshme me armët
Aktorja me famë botërore Angelina Jolie, ka reaguar për herë të parë në lidhje me incidentin fatal të Alec Baldwin në sheshxhirimin e filmit ‘Rust’, i cili në pavetëdije se arma ishte e mbushur vrau kineasten Halyna Hutchins, si dhe plagosi regjisorin Joel Souza.
Jolie thotë se incidenti ishte i tmerrshëm ndërsa ka shtuar se ajo vetë ka qenë shumë e kujdesshme me armët duke qenë se në shumë filma ka pasur skena që janë luajtur me ta.
“Nuk mund ta imagjinoj se çfarë po kalojnë këto familje. Në këtë moment pikëllimi dhe tragjedia e atij aksidenti është mjaft dërrmuese. Kam qenë gjithmonë shumë e kujdesshme, sepse më është dashur të punoj shumë me armë. Mënyra se si kam punuar apo kontrolluar kur drejtoj, ka disa procedura. Duhet ta marrësh shumë seriozisht", tha aktorja.
Jolie ka pasur mjaft role në të cilat i është dashur të përdorë armë nga më të ndryshmet , duke përfshirë rolet e saj në Tomb Raider, Mr & Mrs Smith dhe Salt. A-lister më herët zbuloi qëndrimin e saj pro armëve në vitin 2008, kur pranoi se mbante një armë në shtëpi gjatë martesës së saj me Brad Pitt.
“Unë dhe Brad nuk jemi kundër të pasurit një armë në shtëpi dhe e kemi një të tillë. Dhe po, do të isha në gjendje ta përdorja nëse do të duhej. Nëse dikush hyn në shtëpinë time dhe përpiqet të lëndojë fëmijët e mi, nuk e kam problem t’i qëlloj,” tha Jolie.
