Lekatari: Nuk ka rëndësi je hetero apo gay, dëno aktin që bën personi, jo shijet seksuale të personit

Gjatë diskutimeve në studio Dajana Shabani e pyet aktivisten Lekatari se në fenomene të tilla të gjithë drejtohen nga individi dhe jo nga problematika e trajtuar

Dajana: E ke vënë re Zhak, që ne si shoqri e kemi me individin, jo me rastin. I vëmë gishtin personazheve publikë menjëherë.

Lekatari: Ne e personalizojmë çështjen

Dajana: Kanë ndodhur gjithë këto përdhunime deri tani, unë skam parë as shoqata as reagimin e personazheve publik që ishin të irrituar në fillim. Rasti më i fundit është vajza 6-vjeçare në Kamëz.

Lekatari: Edhe kjo duhet adresuar, ne nuk flasim për të drejtat e fëmijëve, për shfrytëzimin por flasim për një komunitet apo për pjesëtarin e një komuniteti që kërkon favore seksuale. Ti dëno aktin që bënë personi, jo shijet seksuale të personit. Nuk ka rëndësi a është hetero apo gay, dëno personin të mbahet përgjegjësi individuale, jo kolektive.