Rasti në emisionin investigativ / Zhaklin Lekatari: E papranueshme që moderatori të bëjë thirrje homofobe
Mbrëmjen e djeshme në emisionin D-Night në lidhje Skype ishte ftuar gazetaria dhe aktivistja, Zhaklin Lekatari, ku foli për një rast të transmetuar në një emision investigativ në një nga televizionet kombëtare.
Në këtë rast u trajtua fakti sesi një djalë dilte në një ambient publik si Liqeni artificial i Tiranës dhe ngacmonte seksualisht persona të moshave të ndryshme.
Ajo që irritoi më shumë Zhaklinën ishte thirrja që drejtuesi i emisionit bëri dhe deklarata që ai shprehu se ishte një homofob.
Zhaklinë u shpreh: "Unë dua të them që nuk ka fare rëndësi se cilat janë shijet tona seksuale, ata që kryejnë vepra penale mund të jenë heteroseksual, biseksual, mund të jenë burra mund të jenë gra. Nuk ka rëndësi se çfarë gjinie dhe çfarë seksualiteti kanë. Ata që kanë kryer një vepër penale duhet të paguajnë.
Kur një heteroseksual kryen një vepër penale të mbaj përgjegjësi si individ, jo si kolektiv. Ne kolektivi i heteroskesualve nuk mbajmë përgjegjësi për veprën penale që ka kryer një heteroseksual.
E njëjta gjë duhet të ndodhi dhe me pjesëtarët e komunitetit homoseksual. Nëse ka kryer një vepër penale është përgjegjësi individuale, jo kolektive.
Në vend të denoncohet 1 fenomen si dhuna seksuale që për momentin është emergjencë kombëtare, ne fokusohemi tek kjo axhenda kundër komuniteti LGBT duke nxitur thirrje për dhunë, për urrejtje, për dhunë fizike, e cila mua më shqetëson".
Emisioni D-Night transmetohet nga e hëna në të enjte në RTV ORA 23:00 nga Dajana Shabani.
