Modeli me famë tani menaxher: Në Australi më shpuri dashuria. Këngëtarët shqiptarë janë shumë të vështirë

Modeli nga Tropoja me famë botërore ka rrëfyer jetën mes Shqipërisë dhe Australisë ku dhe jeton për 22 vite.

I ftuar në emisionin ‘Jeto me Orën’ në RTV Ora, modeli u shpreh se nga Shqipëria u largua në moshën 16-vjeçe dhe emigroi drejt Italisë.

Më pas ai u largua nga Italia dhe shkoi në Australi, dhe shkak për këtë u bë një vajzë më të cilën ai ishte njohur.

Alesio Aliaj: Kam emigruar në moshë të vogël. Ditëlindjen e 16-të e kam bërë në Itali, pastaj emigrova në Australi dhe aty jam prapë. Australia është një nga vendet më të mira në botë. U largova nga Italia pasi njoha për një vajzë australiane dhe aty ngela. Vajza që njoha ishte modele, por unë jam martuar me një tjetër dhe kam tre fëmijë.

Ai thotë se merret me jetën private të vipave që shkojnë në Australi, pra ai është personi i parë që komunikon këngëtari dhe se është me ta çdo ditë. Ndër të tjera ai shprehet se puna me këngëtarët shqiptarë është shumë e vështirë. 

"Ështe e vështirë me këngëtarët shqiptarë dhe jo me ata që janë atje. Unë kam bërë koncert me Ledrin por ai është super djalë."- tha ai.