Video/ Përmes pasqyrës kap "mat" të dashurin, po shikonte femra gjysmë të zhveshura në telefonin e tij

Një grua kapi "mat" të dashurin e saj duke parë të Instagram fotografi të vajzave gjysmë të zhveshura.

Tiffany Kristen ndau një video në TikTok-un e saj duke pyetur shikuesit se çfarë duhet të bëjë me një ‘tradhtar’.

Në video, ajo mban një pasqyrë pranë këmbëve për të parë qartë se çfarë ishte duke bërë i dashuri i saj në telefon, ndërsa ai qëndron i shtrirë përballë saj.

Ndërsa ai ishte duke përdorur telefonin e tij Tiffany, e pyet: “Çfarë po shikon?”

“Makinat”, përgjigjet ai pa hezitim. Por në fakt, ai po shikonte foto të vajzave të tjera në Instagram.

Duke e ditur mirë se po gënjente, Tiffany vazhdon: “Çfarë lloji makinash?”

Ai thotë: “Makina ekzotike. Gjithmonë kam dashur një të tillë, dhe kam menduar ta ble, makina ime po vjetrohet.”

Por pasqyra që Tiffany mbante në këmbë e nxjerr zbuluar.

E dashura e teston duke i thënë: “Vërtet? Më lër të shoh”.

Ai e ndërron aplikacionin e tij me shpejtësi dhe i tregon një Bugatti blu.

Në fund ai e kupton se e dashura e tij e kishte ditur të vërtetën gjatë gjithë kohës.