Ju flet Moska - Minoritari grek Kacifas u ekzekutua me një shpërblim turk
Minoritari grek Kacifas u ekzekutua me një shpërblim turk ishte tema e kësaj të mërkure në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.
Myftaraj: Kacifas kishte dalë me armë gjatë ditë së festës së Greqisë kur minoritarët u njohët e drejta ta festojnë lirisht dhe të vendosin flamujt. Megjithatë ai bëri që bëri.
Shteti shqiptar ka përgënjeshtruar veten për këtë ngjarje që është një vrasje e panevojshme. Kur ndodhi vrasja në vitin 2018 njoftimi zyrtar ka qenë se Kacifas ka rrezikuar jetën e policëve, është vrarë në një shkëmbim zjarri.
Tri vite më vonë del prokuroria shqiptare dhe thotë se Kacifas na qenka vetëvrarë dhe kjo vërtetohet si pas ekspertizës se plagët i kishte me puthitje me qytën e armës. Ai vdiq në përballje me repartin më të specializuar që ka Shqipëri, RENEA.
Kur jepet një njoftim policor kur ka një vdekje, ka një komandant të operacionit. Ai komandanti i operacionit tha se është vrarë në shkëmbim zjarri. Tani na dalin dhe na thonë se ka vrarë veten me puthitje. Këtu ka një gënjeshtër të madhe zyrtare.
Gënjeshtra është bërë shumë trashë sepse i ka kapur paniku. Ditën e parë thonë se e vranë sepse rrezikonte jetën e policëve, por pastaj dalin dhe thonë se vranë veten. Këtu ka diçka që nuk shkon.
Tani mohimi është më keq se vrasja. Kjo ngjarje ndodhi në vitin 2018 kur erdhi në krye të policisë Ardi Veliu, i diplomuar në Turqi. Dihet se me turqit kemi shkëmbime në këtë aspekt. Shërbimet e fshehta turke janë ulur këmbëkryq pasi këtyre marrëveshjeve të Ramës me Erdogan.
Për incidente të tilla jepen shpërblime. Vritet një minoritar grek në kufi dhe krijohet një incident me gjak dhe kjo shkakton tensione periodike, vit pas viti.
