U tha se ka patur marrëdhënie jashtëmartesore/ Vrasësi e mohon nga burgu: Janë shpifje

Nëpërmjet avokatit të tij, Babis Anagnostopoulos mohon  dëshminë gruas, që pretendon të ketë qenë e dashura e tij dhe se kanë patur marrdhënue paralele kur ai ka qrnë i martuar me Croline.

Në një intervistë për mediet greke, avokati i Babis, Alexander Papaioannidis,  ka thënë: " Klienti im nuk ka patur marrëdhënie patalele me gruan në fjalë, nuk ekziton diçka e tillë në dosje. Nuk e dimë se cili person e ka bërë këtë dëshmi. Dëshmia është e rreme, nuk janë të vërteta.”

Madje ai tah se sot ka kontaktuar me Babis, që ndodhet në paraburgim në Korydallos dhe i ka thënë se ai mohon pretendimin e gruas.

“Kam kontaktuar me klienten time përpara se të jap intervistë dhe ai më siguroi për atë që po ju thoja. Ai mohon çdo komunikimme gruan që pretednon të jetë e dashura e tij. Unë nuk dyshoj atë që thotë zonja, le të shkojë të dëshmojë. Ne nuk mund të vlerësojmë dëshmi anonime", tha avokati.

Babis Anagnostopoulos ka vrarë gruan në sy të fëmijës në Glyka Nera Athinë, (11 maj).

Mbrëmë një mik i Babis tha për emisionin investigativ "Dritë në Tunel" tha se  vrasësi ka patur lidhje jashtëmartesore me një grua.

Kjo e fundit duke mbajtur të fshehtë identitetin tha për medite greke se Bbais i kishte shkruar 2 javë oara se të vriste bashkëshorten e tij, Caroline.

Krimi brutal tronditi jo vetëm Greqinë por mbarë botën. Lajmi për vrasjen e 20-vjeçares Caroline zuri vendin e parë në faqete gazetave kryesore në të gjithë botë.

Burri vrasës po vuan dënimin në burgu, ndërsa e bija e çiftit Lydia 1-vjeçare ndodhet nën kujdestarinë e prindërve të Caroline.

Pak kohë më parë, Babis ka deklaruar nëpërmjet avokatit të tij se gjëja e vetme që i intereson është lumturia e së bijës/Ora News/