Kaos në Sudan/ Pamje nga grushti i shtetit, në arrest shtëpie disa politikanë
Një grup burrash të armatosur kanë vendosur në arrest shtëpine disa anëtarë të qeverisë kalimtare të Sudanit, ndërsa kriza politike në vend përshkallëzohet.
Të paktën katër ministra të kabinetit u arrestuan nga ushtarë të paidentifikuar pak para agimit të së hënës ( 25 tetor), raporton BBC.
Gjithashtu thuhet se kryeministri i vendit, Abdallah Hamdok, është në arrest shtëpiak, por kjo nuk është konfirmuar.
Nuk dihet ende se kush fshihet pas arrestimeve.
تاكيد اعتقال عدد من الوزراء من الحكومة...#الردة_مستحيلة#مدن_السودان_تنتفض https://t.co/vOmtfxQzxb pic.twitter.com/o6r3xcbQSt
— محمد الفضل (@wadfadl15) October 25, 2021
Vendasit thonë se interneti është ndërprerë në kryeqytetin, Khartoum, ndërsa pamjet e publikuara në mediet sociale tregojnë turma njerëzish duke djegur goma në rrugë.
Grupet kryesore pro-demokratike të Sudanit u kanë bërë thirrje mbështetësve që të rezistojnë çdo "grusht shteti ushtarak".
Arrestimet e raportuara vijnë në mes të tensioneve në rritje midis autoriteteve tranzitore ushtarake dhe civile.
Të dyja palët kanë ndarë pushtetin që nga përmbysja e presidentit Omar al-Bashir në vitin 2019.
Sudan: Reports of a coup being underway by members of the military, according to most recent reports some of the civilians members of the transitional council are under arrest and the house of prime minister Abdallah Hamdok (*) is surrounded by the army.#sudan pic.twitter.com/uxb3K2LZPZ
— Africa Elects (@AfricaElect) October 25, 2021
Por tensionet janë rritur që kur një përpjekje për grusht shteti atribuar pasuesve të Bashirit dështoi në shtator.
Në fillim të këtij muaji, kundërshtarët e tranzicionit të Sudanit në demokraci dolën në rrugët e kryeqytetit, Khartoum, për t'i bërë thirrje ushtrisë që të marrë kontrollin e vendit.
Civilian supremacy protesters are setting up roadblocks as they answer the call of the SPA in #Sudan to take to the streets and occupy them in response to the military’s coup. pic.twitter.com/um2zahxYSs
— AEROSINT Division PSF (@PSFAERO) October 25, 2021
Të enjten, mijëra njerëz demonstruan në Khartoum për të treguar solidaritet për qeverinë tranzitore.
Mbështetja për qeverinë e përkohshme ka rënë në muajt e fundit pasi ekonomia e vendit ka pasur vështirësi./Ora News/

