"Nuk mund ta duroj gruan time, më çoni në burg", shqiptari në Itali thyen arrestin shtëpiak dhe arrestohet

"Nuk mund ta duroj më, burgu është më i mirë."

Duket si një histori filmi, por është e vërtetë. Një shqiptar që jetonte në Guidonia Montecello në Itali teksa ndodhej nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” sepse po hetohej për trafik droge, ka kërkuar të shkojë në qeli, pasi nuk e duronte dot më gruan e tij.

Ai shkoi në komisariat dhe i kërkoi policëve ta fusnin në qeli. Karabinierët për një moment menduan se ishin pre e një shakaje, kur 30-vjeçari ishte paraqitur në komisariat dhe kishte kërkuar ta çonin në burg.

30-vjeçari u ka shpjeguar ushtarakëve se nuk e përballonte dot më bashkëjetesën e detyruar me gruan e tij dhe për këtë arsye, i acaruar nga situata, preferoi të vuante dënimin në burg. Ai u arrestua pasi theu "arrestin shtëpiak" dhe autoriteti gjyqësor, i informuar për situatën, urdhëroi transferimin e tij në burg.