Motra i feston ditëlindje, mesazhi emocionues i Rita Orës: Urime për menaxheren dhe partneren time në krim,
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Tetor 2021, 23:07
Motra e këngëtares shqiptare me famë botërore Rita Ora ka festuar ditën e sotme ditëlindjen.
“Ylli” i muzikës, e cila ka një lidhje të ngushtë me motrën e saj Elena, ka zgjedhur të ia uroj ditën e saj të lindjes përmes një mesazhi të veçantë.
Rita ka publikuar disa foto në rrjetet sociale ku shfaqet bashkë me motrën. Këngëtarja ka zgjedhur që të postoj dhe foto nga fëmijëria.
“Shumë shumë shumë urime ditëlindjen për motrën time, menaxheren dhe partneren time në krim, Elena Ora. Nuk mund të jetoj pa ty, këtu për një kapitull tjetër”, ka shkruar Rita në Instagram.
View this post on Instagram
