Deklaroi se po kërkonte një Republika Sërpska më autonome, kreu serb nën hetim
Kreu i presidencës serbe të Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, ka nisur të hetohet për deklaratat se dëshiron një Republika Sërpska më autonome.
Deklaratat u bënë më 8 tetor, kur politikani serbo-boshnjak njoftoi planet për tërheqjen e rajonit autonom nga organet e përbashkëta ushtarake, gjyqësore dhe fiskale të Bosnjës.
Sipas tij, ekspertë të ndryshëm janë duke draftuar një kushtetutë dhe ligje të reja, që rrezikojnë të bien ndesh me Marrëveshjen e Dejtonit dhe të vënë në rrezik integritetin e shtetit boshnjak.
Prokurorët që kanë hapur çështjen njoftuan se Dodiku mund të dënohet me 5 vite burg, pasi Kodi Penal i Bosnjës e përcakton këtë për këdo që tenton të ndryshojë rendin kushtetues ose të rrëzojë institucionet me forcë fizike apo me kërcënimin për forcë fizike.
Bosnja është e ndarë mes dy entiteve: në Federatën e Bosnjë-Hercegovinës banojnë shumica myslimanë dhe kroatë ndërsa Republika Sërpska banohet në shumicë nga serbo-boshnjakët.
Dodiku është një nga tri anëtarët e presidencës me rotacion që përfaqësojnë serbët ortodoksë, kroatët katolikë dhe boshnjakët myslimanë./Ora News/
Kriza energjetike/ Ja çfarë mungesash ka në të gjithë botën
19 Tetor, 10:43



