Sulm terrorist në Damask, 14 të vdekur nga shpërthimi në autobusin ushtarak
Kryeqyteti sirian u godit të mërkurën nga një sulm me bombë që konsiderohet i rrallë kundër ushtrisë së vendit.
Sulmi me bombë ndaj ushtrisë sirianë la të mërkurën mbi 10 të vrarë në Siri.
Ngjarja e rrallë në këto 10 vite konflikt ndodhi në qendrën e Damaskut kur autobusi që transportonte ushtarakët shpërtheu në lëvizje e sipër.
Sulmi u krye me dy eksplozivë të instaluar poshtë mjetit, ndërsa një i tretë u çaktivizua nga forcat xhenio.
"Nuk e dimë arsyen e këtij horrori. Në shënjestër ishte lagjja dhe tregu. Pati fëmijë të vdekur dhe njerëz që humbën gjymtyrët," tha një banor.
Edhe pse ngjarja nuk është marrë përsipër nga ndonjë grup i caktuar, qeveria siriane ka luftëtarë kundërshtarë në veri të vendit dhe në anën më të shkretuar ka përplasje të herëpashershme me militantët e ISIS-it.
"Forcat e regjimit dhe aleatët rusë sot patën në objektiv disa zona në qytetin jugor të Arihës. U vranë 7 veta dhe janë plagosur 15, disa në gjendje më kritike. Sulmi ndodhi në kohën kur fëmijët po shkonin në shkolla e kopshte."
Sulmet me bomba në Damask kanë qenë të rralla që kur forcat besnike ndaj presidentit sirian, Bashar al-Asad, morën nën kontroll zonat rebele përqark qytetit.
Al-Asadi tani kontrollon thuajse gjithë territorin e Sirisë me mbështetjen ruse nga Irani, ndërkohë që konflikti civil që nisi në 2011-in ka lënë deri tani mbi 350 mijë njerëz të vrarë.


