Vritet mësuesja 77-vjeçare, kokën ia lënë mbi tavolinë. Arrestohet autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Francë ku një mësuese është e gjetur e vrarë.

“The Sun”, shkruan se trupi i gruas 77-vjeçare u gjet mbrëmjen e së mërkurës, pasi djali i saj dha alarmin se nuk kishte arritur të komunikonte me të.

Koka e mësueses, e cila kishte dalë në pension thuhet se u gjet në një tavolinë pranë trupit të saj në shtëpinë në qytetin Agde.

Ndërkohë policia ka arrestuar një person që dyshohet për vrasjen e saj, si dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

"Ishte një burrë 51-vjeçar që e njihte viktimën," tha prokurori Raphael Balland.

Ndërkohë autoritetet kanë përjashtuar se vrasja e mësueses është e lidhur me ndonjë akt terrorizmi.