Video/ Momentet e tmerrit, nëna mbyll në banjë vogëlushin 2-vjeçar ndërsa i panjohuri thyen dritaren dhe hyn në shtëpi
Një nënë nga Tennessee u detyrua ta mbyllte djalin e saj 2-vjeçar në banjë pasi një burrë i panjohur theu dritaren dhe u fut në shtëpinë e tyre gjatë fundjavës.
Keane Winchester ishte ulur në dhomën e ndenjes në shtëpinë e saj në Lake County me djalin e saj kur dëgjoi një zhurmë të dyshimtë, njoftoi stacioni lokal i lajmeve WBBJ-TV .
"Dëgjova një zhurmë shumë të fortë, nuk ishte një zhurmë normale, dhe pastaj papritmas ai filloi të bërtiste" ndihmë, ndihmë," tha Winchester.
Winchester ndau pamjet e kamerave të sigurisë që tregonin burrin jashtë shtëpisë së saj duke goditur dritaren dhe derën.
Ai më pas merr një dru dhe arrin të thyejë një nga dritaret e të futet në shtëpi ku përsëri dëgjohet duke bërtitur "ndihmë!"
"Kur e kuptova që ai ndodhej brenda në shtëpi duke bërtitur unë bllokova derën e banjës dhe u përpoqa ta bindja vogëlushin të rrinte i qetë dhe të pushonte së qari ndërsa unë thërrisja policinë" tha ajo.
Winchester tha se u deshën rreth 10 minuta që policia të mbërrinte në shtëpinë e saj.
Si Winchester ashtu edhe djali i saj ishin të padëmtuar. Policia nuk dha asnjë informacion në lidhje me personin e ndaluar dhe nuk dihet nëse ai do të përballet me ndonjë akuzë.
