Video/ Konfiskohen 5.2 ton kokainë e ndarë në 183 pako, ishte fshehur në anijen me vela

Autoritetet portugeze thanë të hënën (18 tetor) se kishin kapur një ngarkesë  prej 5.2 ton kokainë të fshehur në një anije me vela me regjistrim spanjoll.

Sipas autoriteteve u arrestuan 2 shtetas spanjollë dhe një tjetër nga Peruja.

Shefi i policisë gjyqësore Luis Neves, duke treguar 183 pako të drogës në një bazë detare jashtë Lisbonës, tha se ishte "transporti më i madh i lëndëve narkotike në Portugali në 15 vjet".

"Kjo është një goditje e rëndë për ata që duan të 'përmbytin' Evropën me kokainë," u tha ai gazetarëve.

Tre personat e arrestuar dyshohet se i përkasin një grupi të strukturuar kriminal që kontrabandon sasi të mëdha të kokainës nga Amerika Latine në Evropë.

Njëri është një trafikant i njohur tashmë për autoritetet pasi ka precedentë të mëparshëm penalë në këtë fushë, thanë autoritetet spanjolle në një deklaratë./OraNews/