Derbi Tirana-Partizani, mësoni çmimet e biletave të duelit në “Air Albania”
Kjo javë në Abissnet Superiore kulmon me derbin e kryeqytetit. Të hënën e ardhshme në “Air Albania” do të mbushet kryeqyteti me tifozët e bardhebluve dhe të të kuqve në një duel të shumëpritur për të gjithë.
Ndoshta është e vetmja ndeshje e Superiores që mbush “Air Albanian” përveç ndeshjeve të kombëtares e në këtë aspekt edhe çmimet e biletave do të jenë disi të kripura por ka edhe nga më të lirat.
Kështu siç mësohet,në tribunën qendrore, në sektorin Vip 1 dhe Vip 2 biletat do të kushtojnë 5000 lekë të reja, çmimi më i shtrenjtë teksa më pas ato ulen sipas zonës në stadium.
Gjithmonë në tribunën qëndrore, një biletë do të kushtojë 4000 lekë të reja pjesa në krah të zones VIP ndërsa në skajet anësore të tribunës qendrore, çmimi i një bilete do të jetë 3000 lekë të reja.
Në sektorin përballë tribunës qendrore, një vend në “Air Albania” do të kushtojë 1500 lekë të reja dhe në sektorin pas portave do të jenë dhe biletat më të lira prej 500 lekë të reja./Ora News/.
