Video/ Një copëz "përbindëshi" që del nga këmba e pacientit do t'ju habisë
Të kesh diçka nën lëkurë, nuk është një ndjesi e këndshme, sidomos kur ajo ndodhet "e fshehur" në këmbë.
Video tregon se si një copë e madhe druri u hoq nga këmba e këtij burri, pasi ai kishte ecur për javë të tëra me të.
Plaga në dukje e vogël në këmbën e pacientit, për habinë e mjekut mbante një copë druri të mprehtë.
"Jake më tha se kishte një copëz në këmbën e tij," tha mjeku.
"Ne bëmë një përpjekje për ta nxjerrë atë."
Pasi mjeku vazhdoi ta shtypte zonën përreth një copëz e madhe druri shihet të dalë nga këmba e tij për habinë e të gjithëve që ishin në dhomë.
"Oh zot! Kjo është një video e mrekullueshme! Ne e filmuam atë!" thotë doktori i emocionuar. "Ky "përbindësh" ishte në këmbët e Jake."
Jake më pas dëgjohet në mënyrë komike, por me qetësi duke pyetur: "A është jashtë?"
Momenti befasues kur copëza e drurit shpërthen nga këmba e tij është parë mbi 3 milionë herë pasi u shpërnda në Twitter./OraNews/
