“Dialog për zgjidhjen e problemeve”, KASH: Politikanët shqiptarë mos presin nga ndërmjetësit e huaj

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i ka bërë thirrjes politikës që t`i zgjidhë me dialog e bashkëpunim problemet e brendshme, pa pritur ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.

Presidenti i Këshillit, Besnik Mustafaj tha se politikanët duhet të ngrihen në nivelin e duhur për t`ju përgjigjur sfidave të kohës.

"Politikanët dhe shqiptarët duhet të kenë pjekurinë politike për të zgjidhur problemet e tyre midis njëri-tjetrit pa pasur nevojë në çdo rast dhe për çdo gjë të kenë ndërmjetës të huaj. Politika dhe institucionet shqiptare duhet të ngrihen  në nivel dhe sfida që kërkon koha dhe të veprojnë e të funksionojnë me dinjitetin dhe integritetin e një kombi të civilizuar evropian," u shpreh Mustafaj.

Deklarata u bënë në një aktivitet të realizuar në kuadër të 3-vjetorit të themelimit të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, pjesë e të cilit janë ish-diplomatë e ish-ministra të jashtëm ndër vite./OraNews/