Shameti: Shteti në neoliberalizëm funksionon si kancer, i merr paratë e taksat dhe i çon te privati
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, pedagogu Altin Gjeta u shpreh se Edi Rama është aktori kryesor ekonomik në vend dhe kështu nuk mund të flitet për liri ekonomike.
Ndërsa, ekonomia jonë funksionin si një qelizë kancerogjene, ku paratë dhe taksat publike merren dhe çohen te privati.
Gjeta: Edi Rama është aktori kryesor ekonomik në vend. Shteti ëhstë aktori kryesor në vend. Nuk mund të flasim as për liri ekonomike as për neoliberalizëm.
Shameti: Kështu funksionon qeliza kancerogjene, që në vend që t’i marrë burimet e turpit për zhvillim, i çon për të prodhuar qeliza të tjera e bën një masë tumorale e vdes trupi. Shteti në neoliberalizëm kështu funksionon. I merr shtetit burimet, taksat dhe paratë, në vend që të shkojnë për investime publike, këto para shkojnë te privati.
