Kristo: Nëse s’ka demokraci në parti ose të mbytemi ose të shkojmë t’i vendosim lule Enverit
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, pedagogu Erion Kristo tha se në partitë politike nuk janë përfaqësuesit më të mirë të shqiptarëve se janë ca elita të emëruara dhe nuk nxjerrin gjë.
Ai shtoi se nëse s’ka demokraci në parti atëherë njerëzit të shkojnë të mbyten ose të shkojnë t’i vendosin lule Enverit.
Kristo: Në partitë politike nuk janë përfaqësuesit më të mirë të shqiptarëve se janë ca elita të emëruara dhe nuk nxjerrin zë. Kur unë u thoja që të bëjnë një debat, asnjë mendim nuk jepnin sepse nuk kanë fuqi për argumente, janë atrofizuar.
Nëse s’ka demokraci në parti atëherë të mbytemi ose të shkojmë t’i vendosim lule Enverit, njëra nga të dyja. Kur e shohin se shkelet statuti 100 herë, nuk i takon më të flasë. Dhe nëse flet tani po flet për veten. As nuk hapën partinë dhe as bënë kongres. Nëse s’kanë mekanizma, bravo Rama që fitoi!

