Shameti: Që PD-ja të përbëjë ofertë, duhet të jetë një parti ndryshe, Basha nuk po e tregon këtë
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Sokol Shameti tha se që PD-ja të përbëjë një ofertë duhet të jetë një parti e ndryshme, nuk po i ofron një gjë tjetër elektoralit,
Ai shtoi se Basha nuk po tregon se PD do të jetë një partie hapur qoftë edhe ndaj elektoratit, pasi ka dekada me të njëjtë formë.
Shameti: Që PD-ja të përbëjë një ofertë duhet të jetë një parti e ndryshme, nuk po i ofron një gjë tjetër elektoralit, cili strukturë ekonomike do të ndryshojë nëse vjen në pushtet PD-ja? Pra, çfarë ndarje nga e kaluara është kjo kështu, sepse në këtë format autokratik e neoliberal ka dekada.
Basha nuk po tregon se PD do të jetë një partie hapur qoftë edhe ndaj elektoratit. Përjashtimi i Berishës është më shumë një pretekst përballë atij që quhet si një presion ndaj të huajt. Basha ka dhënë shembuj se ka përballuar presioni më të mëdha.

