“Ultimatumi i Ramës 100-ditor” Çuçi: Drejtori i ri i policisë takime në qarqe, do hartohet një raport

Afati 100 ditor vendosur nga kryeministri Edi Rama për policinë, do të pasohet me një analize të thellë të drejtorit të ri të bluve Gledis Nano.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuci pas mbledhjes së qeverisë ka bërë të ditur se titullari i ri i policisë do të nisë takimet në rrethe për të pasur një panoramë të qartë të situatës.

Çuci: Drejtori i ri i policisë e ka filluar punën pikërisht edhe me analizën e policisë. Ai do të jetë në qarqet e vendit në takime me policinë dhe do të ketë një raport që do të shërbejë për vlerësimin e gjithsekujt. Kjo është një punë e vazhdueshme në mënyrë që të kemi një trupë sa më profesionale dhe integritet moral. Drejtori i ri pikërisht e ka filluar punën duke bërë një analizë në çdo qark të vendit. Edhe ministri do të ketë një raport me këtë gjë.

Paralelisht me analizën, policia ka nisur dhe reformimin e teknologjisë të paktën sa  përket kontrollit të trafikut dhe gjobave për shkeljet rrugore.

Çuçi ka bërë të ditur se çdo drejtues i mjetit që do të ndalohet do të raportohet menjëherë në qendrën e kontrollit përmes teknologjisë

Vetëm një ditë më parë janë vendosur rreth 80 masa ndëshkimore për shkelje të rregullave të qarkullimit në rrugë, ku drejtuesit kanë lëvizur me shpejtësi deri në 175 km/h.