Minat e sekuestruara në Durrës/ I arrestuari mban të fshehtë porositësin e lëndëve plasëse
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Tetor 2021, 12:40
Ditën e djeshme (12 tetor) u sekuestruan në Durrës 2 mina me telekomandë të cilat do shiteshin kundrejt çmimit 6000 euro.
Si rrjedhojë mbeti i arrestuar poseduesi i tyre, 34-vjeçari P.D, i dënuar më parë për veprën penale "Prodhim dhe shitja e narkotikëve".
Megjithatë identifikimi i porositësit të minave është i vështirë, pasi i arrestuari refuzon t'i tregojë policisë, se për kë destinoheshin 2 minat e sekuestruara.
Gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj raporton se sipas hetimeve policore ka rezultuar se Fushë Kruja është bazë e minave për prodhimin dhe montimin e tyre.
Nga fillimi i vitit deri më tani policia ka sekuestruar 15 mina dhe ka arrestuar 30 persona.


