Lushnje, pas konfliktit tentoi të vriste me thikë një person, prangoset 55-vjeçari

Tentoi të vriste me thikë një shtetas, policia e Lushnjes ka zbardhur ngjarjen dhe ka kapur autorin e dyshuar.

Policia prangosi shtetasin A. D., 49 vjeç, banues në Lushnjë për veprat penale "Vrasje me dashje" e mbetur në tentativë dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Po ashtu, ashtu, u arrestua në flagrancë edhe shtetasi A. T., 55 vjeç, banues në Lushnjë, i cili ka qenë i pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk ka kallëzuar në organet kompetente krimin e ndodhur.

“Pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Lushnjës ka shkuar i plagosur shtetasi G. D., 41 vjeç, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar, shtetasit A. D., i cili në lagjen "20 Tetori", në lokalin e tij, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë 41-vjeçarin. Shtetasi G. D., ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. D., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale thika me të cilën dyshohet se ka kryer krimin dhe 1 shkop bejzbolli.” – bën me dije policia.