Ismajli: Gabuam si skuadër në momentin e golit. Na mungoi Gjimshiti
Mbrojtësi Ismajli ishte ndër më të mirët në fushë në sfidën me Poloninë. Ai foli pas ndeshjes dhe me vlerësimet e tij tha se skuadra gaboi në momentin e golit por tani tha duhet të shikojmë përpara.
“Falenderoj tifozët për atmosferën fantastike. Ne bëmë ndeshje të mirë, këto i ka futbolli dhe humbëm. Bbesoj se në të ardhmen do të kemi rezultate më të mirë e për mua nuk ishte e lehtë të luaja ndaj Lewandowskit që shënon 40 gola në sezon.
Kishim mundësi për ta fituar ndeshjen, kur nuk shënon më pas dënohesh. u ndje edhe mungesa e Gjimshitit. Te goli, gabuam si skuadër në atë moment. E humbëm topin në mesfushë dhe na zunë në befasi. Tani të shikojmë para”.
Ndërkohë edhe Ramadani u shpreh i keqardhur për humbjen.
“Më vjen keq për lojtarët që u prekën nga Covidi. E kam provuar vet dhe shpresoj të shërohen shpejt. Më vjen shumë keq dhe ne u munduam t’i zëvendësojmë. Unë jam krenar kur vi këtu, edhe nëse nuk luaj nuk ka problem, përpiqem të bëj më të mirën”, përfundoi mesfushori kuqezi.
