Edhe një tjetër lojtar me Covid-19 në kombëtare? Ka dyshime për mungesën

Shqipëria është në vështirësi për sfidën ndaj Polonisë dhe mungesat e shumta kanë detyruar trajnerin Edy Reja të bëjë disa vendime të vështira për formacionin titullar. Formacionet u publikuan teksa Roshi dhe Ramadani janë titullarë por ajo që habit ishte mungesa edhe në stol e Ivan Balliut.

Mbrojtësi shqiptar, që u grumbullua për këto dy ndeshje nuk figuron as në stolin e Shqipërisë. Ai shihej si një alternativë e mirë për krahun e mbrojtjes madje u fut në minutat e fundit ndaj Hungarisë në Budapest ndërsa sot nuk është me ekipin.

Dyshimet janë se edhe mbrojtësi i Vallecanos të ketë rezultuar me covid-19 pasi nëse do të ishte dëmtuar do të ishte lajmëruar nga FSHF. Vetë asistenti i Rejës, Hamdi Salihi tha se lojtari mungon për arsye dëmtimi por as Reja e as FSHF nuk njoftuan diçka të tillë.

Mungesa e tij nuk është dosido sepse do t’i shërbente shumë ekipit por gjithsesi ndoshta pas ndeshjes mund të kuptojmë edhe më shumë për mungesën e tij./Ora News/.