Video/ Kosova e pëson edhe nga Gjeorgjia, humbet 2-1 në “Fadil Vokrri”
Nuk është moment i mirë për Kosovën që pëson humbjen e radhës. Këtë herë është Gjeorgjia që mposht dardanët në “Fadil Vokrri” duke vështirësuar situatën e Challandes në stol me ekipin që renditet në vendin e fundit në Grup.
Kosova nuk e nisi mirë ndeshjen teksa një gafë e portierit Muriç i dhuron mundësinë Gjeorgjisë të kalojnë në avantazh në minutën e 10 me Okriashvilin dhe ndeshja bëhet malore për dardanët.
Skuadra e Challandes rrit presionin edhe pse me momente nervozizmi në fushë, krijojnë disa raste me Rashanin teksa Rashica fiton një penallti në sekondat shtesë së pjesës së parë. Vedat Muriqi nuk gabon duke barazuar shifrat në 1-1 ndërsa në pjesën e dytë është vetëm Kosova që bën lojën në “Fadil Vokrri”.
Edhe pse sulmojnë dardanët lënë pas hapësira dhe në minutën e 82’ pësojnë një gol tjetër nga Davitashvili që i jep avantazhin dhe fitoren finale Gjeorgjisë me rezultatin 2-1 në “Fadil Vokrri”. Kjo humbje nuk e ndihmon aspak Challandes i cili është në vështirësi dhe rrezikon shumë kur kanë mbetur edhe dy ndeshje, njëra miqësore për dardanët./Ora News/.
