“Luftë” nervash në Air Albania, Shqipëria-Poloni 0-0 pas pjesës së parë

Ka përfunduar pa gola të shënuar pjesa e parë e ndeshjes së madhe Shqipëri-Poloni.
 
Sfida është shumë e luftuar dhe me shumë nerva ku çdo gabim i vogël kushton shumë por kuqezinjtë tanë kanë treguar karakter deri tani e po ta mendosh që luajmë me shumë mungesa.
 
Manaj e Uzuni kishin dy raste të mira por edhe Bare dha shkëndija me gjuajtje teksa Polonia rrezikoi vetëm me një goditje standarde.
Presim 45 minutat e dyta./Ora News/