UEFA nis fushatën për Euro 2028. Europiani nuk do të jetë çdo dy vite

 

Ndryshe nga FIFA që po mendon të zhvillojë Kupën e Botës çdo dy vjet, që ende duket propozim, UEFA nuk ka ndërmend të ndryshojë nga version klasik i një Kampionati Europian çdo 4 vite si gjithmonë.

Sot qeveria e futbollit europian ka nisur fushatën për të pranuar kandidaturat për Euro 2028 kur dihet që ajo e 2024 do të zhvillohet në Gjermani.

Për momentin nuk ka kandidatura zyrtare edhe pse përflitet për shumë vende ose bashkëpunime mes 2-3 shteteve teksa propozimet për zhvillimin e eventit madhor të futbollit do të pranohen deri në Marsin e 2028.

Për të pritur një Kampionat Europian, ku do të akomodohen 24 ekipe për 51 ndeshje, kandidatët duhet të kenë dhjetë stadiume, duke përfshirë të paktën një me 60,000 vende, një me 50,000 vende, të paktën katër me 40,000 vende dhe të paktën tre nga 30,000 vende.

Gjithsesi, kjo fushatë e hapur mbyll çdo mundësi që të paktën Kampionati Europian të zhvillohet çdo dy vite ashtu siç FIFA po punon për ta bërë Kupën e Botës dhe palët janë në një përplasje të madhe në këtë drejtim,/Ora News/.