Pas Covidit, u shfaqet astma! Pacientët që kanë kaluar infeksionin trajtohen te “Shefqet Ndroqi”
Koronavirusi po shkakton problem të reja shëndetësore duke lënë me pasoja pacientet 50-60 vjeç. Mjekët e Sanatoriumit thonë se kanë pasur raste të shfaqjes së astmës, por edhe probleme të kollës së vazhdueshme dhe vështirësi në frymëmarrje. Pacientët me probleme post-Covid po trajtohen aktualisht në spitalin "Shefqet Ndroqi".
Koronavirusi po shkakton sëmundje të reja duke lënë me pasoja pacientët e moshave 50-60 vjeç që i mbijetojnë infeksionit.
Pacientët që vuajnë pasojat e Covid kryesisht trajten në spitalin "Shefqet Ndroqi".
Në tri klinika aktualisht ndodhen rreth 15 persona që po marrin trajtim mjekësor.
Shefja e shërbimit të Pneumologjisë, Silvana Bala, thotë se pacientët janë kryesisht të grupmoshës së mesme, 50-60 vjeç.
"Janë të sëmurë të moshës 50 dhe lart, janë ata pacientë që trashëgojnë sëmundje të kaluara."
Simptomat kryesore janë kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.
"Vështirësia në frymëmarrje, kolla e fortë nxitëse, debulesa që kanë."
Situata vështirësohet më shumë kur problemeve të post-Covid u mbivendosen edhe baktere të tjera.
"Mbi atë mushkëri në të cilën ka kaluar pneumonia Covid vendoset dhe një infeksion dytësor bakterial kemi një pneumoni tjetër balteriale që në varësi të shtrirjes bëhet rrezikprurëse."
Pasojat që ka lënë pas Covidi në disa raste kanë ndikuar edhe në shfaqjen për herë të parë të astmës.
"Ka plot pacientë që kanë mbetur me fillimin e një sëmundje të shpeshtë që ne e njohim, astma bronkiale."
Spitali "Shefqet Ndroqi" është përdorur më parë si strukturë për trajtimin e rasteve me Covid, por ende nuk është përcaktuar saktësisht nëse do të rihapet për të ofruar këtë shërbim apo do të ketë një skenar tjetër nga Ministria e Shëndetësisë.
