"Jam me kanun, në shtëpi plaste sherri", Cekja tregon sekretet e martesës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2021, 22:35
Sejfulla Myftari, i njohur si Cekja i Beratit, së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin Glamour Zone, ku zbuloi shumë të pathëna nga martesa e tij me bashkëshorten Drita.
Në një rubrikë të titulluar 'Cekja dhe Gruaja e Tij', aktori i humorit tregoi se ishte shumë xheloz në rini.
Ester Bylyku: A është xheloze gruaja për ty?
Cekja: Jo, asnjëherë nuk ka qenë.
Ester Bylyku: Po ti për të?
Cekja: Unë kam qenë tmerr, mizerabël. Isha si ata me kanun. Sidomos në rini, isha i fiksuar me orarin. Nëse rruga nga puna në shtëpi ishte pesë minuta, nëse gruaja vonohej 6-7 minuta, plaste sherri (qesh). Kam qenë shumë fanatik.
Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme
