Wow, Dashuria e parë e Lulit ishte një….
D-Night nuk di të ndalet e t’i bëjë për vete të gjithë teleshikuesit.
Puntata e sotme nisi me një super performancë me këngën “S’ta Jap” që numëron miliona klikime në Youtube.
Kërcim e të qeshura pafund, batuta që pasonin njëra-tjetrën deri në një moment kur Luli pyetet për historinë e saj të parë të dashurisë.
Dhe jo më kot, pasi D-Night iu kushtua halleve të dashnisë.
Ndoshta do të çuditeni, pasi të dëgjoni, por dashuria e parë e Lulit ishte një djalë me kurriz të dalë. Po po e lexuat mirë.
Si duket ishte dashuri me shikim të parë. Djali quhej Baftjar edhe pse sot nuk rron më, ajo e kujton me nostalgji.
Luli: Ai më vinte deri tek beli, e puthja në mëngjes te balli, i sillja nga shtëpia kivi e fruta të ndryshme
Ishte i vogël e gungaç dhe e doja shumë…ishte shumë i zgjuar dhe pasi bënim shumë humor i thoja se ku do të shkonim.
Ai ishte i vetmuar dhe simpatik, por luante me skedina dhe atje, tek grupi i shokëve më merrnin me vete e bënim shumë zhurmë e qejf.
D-Night nga e Hëna në të Premte, live në RTV Ora 23:00