Çifti Zalla në jetë dhe në skenë: Në fillimet tona kishim përplasje, tani mirëkuptohemi

Romir dhe Suela Zalla partnerë në skenë dhe në jetë.

Prindërit e dy fëmijëve erdhën sot në një rrëfim të sinqertë, për jetën dhe karrierën e tyre.

"Në fillimet tona të bashkëpunimit në skenë kemi pasur përplasje, por me kalimin e kohës filluam të krijonim një dinamikë. Romiri ka një difekt është pak grindavec në punë"- shpreh Suela.

Ndërsa Romiri aprovoi duke qeshur. Çifti simpatik rrëfeu planet për të ardhmen duke e cilësuar këtë periudhë si kulmin e karrierës.

"Jemi në një moment që kemi provuar shumë, është koha te ndalemi diku"-u shpreh Romir Zalla. Ndërsa Suela tha o sot o kurrë.

Të qeshura dhe momente pozitive dhanë në fund të intervistës kur aktori Zalla i bëri edhe një deklaratë publike dashurie të shoqes që e njeh që në fëmijëri.