Elektrizohet skena e D-Night /Çuna nxirrni...

Luje-luje është kënga e dytë e Lulit e cila si gjithmonë sjellë një atmosferë ndryshe për teleshikuesit tanë. Ashtu e paparashikueshme ajo gjatë Live-it fton çunat e transmetimit ti bashkohen në kërcim.

Luli dëgjohet në sfond gjatë performancës duke u drejtuar djemve:"Bravo çuna,hopa! Nxirni bilbilat!"

Dajana: Çfarë u the çunave nxirrni bilbilat ? Nuk e kuptova

Luli: Nxirni bilbilat fishkëlleni

Dajana: Si bilbilat prapë nuk të kuptoj?

Luli: E kupton ti po bën sikur se merr vesh

Këto batuta shkaktuan mjaft të qeshura në studio.

D-Night transmetohet nga e hëna në të enjte ne 23:00 në ekranin e RTV ORA.

Për më shumë ndiqni videon në minutën 49:45