Mos, mos më nxirr…çfarë bëri Luli me qytetarët në Tiranë?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2021, 23:29
Luli sot ka zgjedhur të jetë jashtë studios për të pyetur qytetarët e Tiranës nëse duan të vaksinohen apo jo.
Kjo është një temë e cila ka kohë që diskutohet, por Luli zgjodhi një mënyrë ndryshe për të pyetur.
Në një ditë të vranët e me shi, nuk la njeri pa pyetur e pa ngacmuar jo vetëm për vaksinën, por edhe problematika të tjera.
E qeshur dhe me dëshirën për të sjellë më të mirën për teleshikuesit e D-Night, Luli na sjell një material sa humoristik aq edhe provokativ.
D-Night nga e Hëna në të Shtune në RTV Ora 23:00 Live