Diego Zelka tenori që sjell dritë nga zëri i tij

Ishte ende foshnje kur humbi shikimin. Lindi shtatanik dhe pakujdesia e mjekëve bëri që Diego Zelka të mos e shihte më dritën e diellit. Mbështetja dhe dashuria e familjes ishin frymëzimi në rrugëtimin e tij.

Sot ai është 20 vjeç një këngëtar operistik me një zë të mrekullueshëm i cili ndjek aktualisht Universitetin e Arte për kanto.

Diego ka përshkruar një rrugë të vështirë por ia ka dalë. Talenti i tij spikat që në vogëli. Ishte vetëm 6 vjeç kur bëri koncertin e tij të parë e kur nisi këtë rrugëtim të bukur. Më pas filloi studimet për piano ne shkollën 9- vjeçare “Ramazan Kabashi”. 

Për të vazhduar me pas  Liceun Artistik “Jordan Misja” e tashmë  ëndrra e tij po finalizohet  në  “Universitetin e Arteve”.

Të shumta janë koncertet që ky tenor ka organizuar. Diego rrëfeu në studio se nuk u mposht kurrë por  gjeti dritën tek pasioni për muzikën.