Familja e dëshmorit Hasan Dushaj bëhet me shtëpi nga "Shqiponjat e Zeza"

Familja e heroit Hasan Dushaj që dha jetën për Kosovën kishte mbetur prej 8 vitesh pa benesë.

Një klub shqiptarësh në Zvicër "Shqiponjat e Zeza"  benë me shtëpi gruan dhe tre fëmijët e tij. Gruaja e tij, Agime Dushaj,  në një rrëfim të ndjerë zbuloi kalvarin e gjatë të mundimeve.

"Bashkëshorti iku në luftën e Kosovës dhe nuk u kthye më. Ne na nxorën nga godina ku jetonim se i doli pronari shtëpisë dhe prej vitesh mbetëm rrugëve. Me në fund u bëmë me shtëpi "- u shpreh zonja Dushaj.

Në lidhje me ‘Skype”, "Shqiponjat e Zeza" thanë se ky kontribut erdhi nga shumë njerëz që u solidarizuan për familjen e dëshmorit Dushaj