Pamje të rënda! Talibanët varin trupat e afganëve në vinç

Situata në Afganistan mbetet ekstreme pas marrjes së pushtetit nga talibanët.

Këto të fundit kanë vendosur që  të bëjnë shembull qytetarët që kryejnë ose synojnë të kryejnë krime.

Në një foto të publikuar në rrjetet sociale, shihet se ata kanë varur trupat e personave të pajetë në vinç, në mënyrë që ta shohin të gjithë.

Incidenti ndodhi dje në qytetin e Heratit, ku talibanët lidhën trupat e tre personave në vinça, në mënyrë që t'i ekspozonin ato në sytë e publikut. 

Afganët që ishin në vendngjarje kanë shkrepur dhe fotografi të cilat i kanë ndarë në rrjetet sociale, për të të informuar publikun për mizoritë që po shpalosen në vend./ Ora News/