Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, 393 raste të reja dhe 25 viktima nga Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar  393 raste të reja me Covid-19 dhe 25 viktima si pasojë e Covid-19.

Sipas mediave vendase numri më i lartë i të infektuarve është shënuar në Shkup me  187 raste.

Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 397 pacientë.

Që prej fillimit të pandemisë e deri më tani në Maqedoninë e Veriut numri total i viktima ka shkuar në 6783 persona.