Në Slloveni, një kërkesë e re nga Bullgaria për Maqedoninë e Veriut

Sofja dëshiron nga Shkupi një dokument të ri ligjor për bullgarët maqedonas.

"Partnerët tanë evropianë gjithnjë e më shumë po e kuptojnë natyrën e problemit me Republikën e Maqedonisë Veriore. Ne duam një dokument të qartë ligjërisht detyrues mbi problemet me bullgarët maqedonas. Pozicionet tona janë të qarta - derisa të drejtat themelore të bashkatdhetarëve tanë të respektohen dhe të integrohen plotësisht, ne nuk mund t'i themi "po" fillimit të negociatave, tha Rumen Radev, President i Bullgarisë pas takimeve me kancelaren gjermane Merkel dhe presidentin Emanuel Macron, dhe më pas me kryeministrin e vendit kandidat Zoran Zaev në Slloveni.

"Kemi punuar bashkë për më shumë se 5 çështje, për një protokoll të dyanshëm që duhet prezantuar dhe përfunduar rreth fillimit të nëntorit. Duhet ta analizojmë këtë protokoll, ta firmosim atë nëse na pëlqen rezultati. Rezultatin do e matim me marrëveshjen kuadër kombëtare që ka miratuar parlamenti bullgar, dhe pas kësaj duhet të vendosim me Maqedoninë e Veriut për planin e mëtejshëm. Ne insistojmë te dy garanci: duam të shohim një amendim të vogël te Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut që t'i pëfshijë bullgarët te pjesa e rëndësishme e popullit. Vendi i bullgarëve duhet të jetë i shprehur qartë me shkrim. Duam rezultate objektive për sa i përket censusit të përfunduar, që njerëzit të identifikohen si ata duan. Duam që të njihet trashëgimia jonë kulturore. Nëse të gjitha këto arrihen, atëherë na duhen garancia shtesë nga Bashkimi Europian që ky plan të përfshihet në procesin e negocimit. Katër vitet e fundit kemi dëgjuar lloj-lloj deklaratash dhe nuk kanë funksionuar. Na duhen dokumente dhe marrëveshje që janë ligjërisht detyruese" shtoi ai.