E rëndë në Greqi! Shkëputet çatia, vdes punëtori nga Bangladeshi, plagoset 45-vjeçari shqiptar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2021, 17:32
Një aksident në një ndërtesë në Greqi, ku si pasojë ka humbur jetën një një person dhe është plagosur një tjetër me origjinë shqiptare.
Të dy po punonin në ndërtesë.
Si ndodhi ngjarja?
Mediat greke, bëjnë me dije se çatia e ndërtesës në ndërtim në Santorini u shkëput, duke shkaktuar vdekjen e njërit prej punëtorëve.
Viktima është nga Bangladeshi rreth 40 vjeç, ndërsa shqiptari në moshën 45-vjeçare, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Autoritetet kanë nisur hetimet për të mësuar shkakun e plotë të këtij aksidenti të rëndë./ Ora News/