Maqedonia e Veriut: 18 të vdekur dhe 406 raste të reja nga COVID-19
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Tetor 2021, 21:33
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3.149 teste dhe janë regjistruar 406 raste të reja COVID-19 në Maqedoninë e Veriut.
Nga këto, 184 raste kanë qenë në Shkup, ka bërë të ditur Instituti i Shëndetit Publik.
Ndërkohë janë shëruar 387 pacientë dhe 18 persona kanë vdekur si pasojë e infeksionit.
Që nga fillimi i epidemisë me koronavirus në Maqedoninë Veriore janë regjistruar 193.458 raste, prej të cilëve 175.881 janë shëruar, 10.819 janë aktive.
Ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 6.758 pacientë.

