Liderët e BE dhe rajonit në Samitin e Sllovenisë, integrimi në dorë të Francës
Liderët e Bashkimit Evropian (BE) dhe kolegët e tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor do mblidhen sot në samitin e tyre në Bërdo afër Kranjit në Slloveni.
Nga njëra anë, BE-ja pritet të përsërisë përkushtimin për perspektivë evropiane të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe po ashtu vendet e rajonit të përsërisin orientimin e tyre drejt BE-së.
Agjencitë e huaja citojnë diplomatë europianë që shprehen se ka ende skepticizëm te Franca dhe Holanda.
Këto dy vende e refuzojnë propozimin e Sllovenisë për integrimin e të gjithë rajonit në BE brenda vitit 2030, pasi nuk mjafton koha për reformat e kërkuara.
D-Night, Luli e plas në studio: “Fishkëllimat rrisin cicat”
6 Tetor, 08:45
Sipas diplomatëve, Parisi ka rezerva për zgjerimin e shpejtë të Bashkimit Europian me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi mund të ndërlikohej më tepër procesi i vendimmarrjes.
Nga ana tjetër, mbetet shqetësimi se vakuumet në rajon do të ftonin rivalët e Perëndimit, si Turqinë, Kinën e Rusinë.
Beogradi dhe Podgorica i kanë hapur më parë negociatat për anëtarësim; Tirana dhe Shkupi janë në pritje të vendimit pozitiv nëse Bullgaria do të heqë dorë nga vetoja për Maqedoninë, ndërsa Kosova dhe Bosnja mbeten vende kandidate për t'u bërë pjesë e familjes europiane.
Pritet të arrihen marrëveshje
Megjithëse në samitin e fundit në Berlin nuk u arrit asnjë marrëveshje, kësaj radhe edhe pas vizitës së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në rajon do të tentohet sërish të nënshkruhet dakordimi i gjashtë shteteve rajonale për lëvizjen e lirë me ID karta dhe njohjen e diplomave.
Në samitin në Slloveni do të jetë edhe kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel. Sllovenia kryeson aktualisht presidencën e radhës në BE.


