Gazetari tregon vështirësitë e raportimit në luftë: Në Preshevë më kanë rrahur, kam pasur tre brinjë të thyera
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Tetor 2021, 22:40
Gazetari investigativ Arben Rashiti, ka treguar vështirësitë gjatë raportimit në luftën e Kosovës.
I ftuar në emisionin “Jeto me Orën” në RTV ORA, ai shprehet se në Preshevë dhe në Maqedoni e kanë rrahur duke i shkaktuar dhe fraktura në trup.
Arben Rashiti: Në Vrajë të Preshevës më kanë rrahur. Kam pasur tre brinjë të thyera, 4 ditë i arrestuar. Në Maqedoni në hyrje të Gostivarit, më kanë rrahur. Këmba , gjysma e gojës e thyer, krahu i thyer. Në Irak kam qenë i arrestuar 7 ditë.
Ai shprehet se ka rrezikuar për dashurinë që ka pasur për profesionin.
Arben Rashiti: Kjo është dashuria ndaj profesionit. Këtë profesion ose e do dhe e bën ose nuk e bën.