Dëshmitar në luftën e Kosovës, operatori Kllokoqi rrëfen: Kam pasur fatin që jam gjallë

Operatori Sylejman Kllokoqi, i cili ka qenë prezent në 7 luftra në botë, ka raportuar edhe luftësn e Kosovës, ku dhe nëpërmjet imazheve i tregoi  botës ajo se çfarë po ndodh në vend.

Në një lidhje më ‘Skype’ në emisionin ‘Jeto me Orën’ ka rrëfyer eksperiencën e tij në luftëra, ku thotë se ndihet me fat që është gjallë.

Sylejman Kllokoqi: Të jesh operator sot duhet me prefesionalizëm aty ku është ngjarja të jesh prezent. Unë e kam pasur fatin që jam gjallë sot. Të jesh dy vjet e gjysmë pa ujë, pa rrymë dhe nën granatime çdo ditë, do të thotë tmerr.  Në Bosnje kanë qenë duku afro 220 mijë të vrarë.

Lufta për të ka qenë e tmerrshme teksa shton se është e rëndësishme që operatori të jetë prezent.

Sylejman Kllokoqi: Kjo tregon sesa e tmerrshme është lufta. Por operatori duhet të jetë aty dhe dërgojë imazhet nëpër botë sesa e tmerrshme është lufta. Është e rëndësishme që operatori të jetë aty.