Covid-19 në Kosovë: Dy të vdekur dhe 38 raste të reja dhe 185 të shëruar


Në 24 orët e fundit janë raportuar dy vdekje dhe 38 raste të reja me COIVD-19 në Kosovë, raporton Ministria e Shëndetësisë bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.777 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.388.583 doza të vaksinës.

Deri më sot 573.312 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 3.285 testime, 38 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 185 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155.379. 

Në total numri i rasteve aktive është 1.895.