Kapen 300 kg marijuanë në Podgoricë, u fut nga Shqipëria, po shkonte drejt Bosnjes

Rreth 300 kilogramë marijuanë u kapën në terminalin doganor në Podgoricë.

Droga u zbulua nga anëtarët e Administratës së të Ardhurave dhe Doganave, të kryesuar nga Aleksandar Damjanović.

Marijuana është gjetur në posedim të shtetasit nga Bosnja- Hercegovina, i identifikuar si M.M. i cili po lëvizte në një kamion cisternë. Droga mësohet se kishte kaluar nga Shqipëria në Mal të Zi, dhe destinacion kishte Bosnjen.

 “Pasdite, një cisternë erdhi nga drejtimi i Shqipërisë dhe kolegët e dërguan në terminalin doganor në Podgoricë, për një kontroll më të detajuar. Pastaj, përmes një skaneri, ne përcaktuam se në rezervuarin, i cili duhej të shkonte në BiH, afërsisht një e pesta ishte përpunuar për një bunker të veçantë të kontrabandës. 

Sipas gjetjeve të para, aty ka rreth 300 kilogramë marihuanë. Personi dhe mallrat i janë dorëzuar policisë për veprime të mëtejshme ", tha Siniša Raičević, menaxheri i Shtëpisë Doganore të Podgoricës. Vazhdimi i rezultateve të mëdha në luftën kundër trafikut të drogës ”, njoftoi Administrata e të Ardhurave dhe Doganave.

Kapen 300 kg marijuanë në Podgoricë, u fut nga Shqipëria, po

Kapen 300 kg marijuanë në Podgoricë, u fut nga Shqipëria, po