“Mos dilni nga shtëpitë”, tornado e fuqishme godet Italinë, disa të plagosur (Video)

Një tornado e fuqishme, ka goditur Catanian e Italisë, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Si pasojë e stuhisë janë plagosur dira persona, ndërkohë që shumë shtëpi dhe biznese janë shkatërruar.

Ndërkohë, autoritetet u rekomandojnë qytetarëve që të jenë të kujdesshëm e të mos dalin nga shtëpia përveçse për arsye urgjente.

“Qytetarët këshillohen që të mos dalin jashtë përveç për arsye urgjente”, njoftojnë autoritetet.

Moti i keq gjithashtu ndikoi edhe në fluturimet ajrore ku katër prej tyre u devijuan në aeroporte të tjera.